Pas shqetësimeve të shumta nga ana e maturantëve në lidhje me notat e provimeve të lirimit, Ministria e Arsimit njofton se çdokush mund të shikoj notat në faqen zyrtare të këtij institucioni.
Në njoftimin zyrtar MAS njofton edhe linkun ku maturantët mund të kontrollojnë për emrin dhe rezultatet e provimeve. “Të dashur Maturantë, Ditën e sotme kemi konstatuar me keqardhje se një pjesë e maturantëve janë të shqetësuar për shkak të informacioneve të pasakta, lidhur me rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore 2016. Ju njoftojmë se rezultatet zyrtare të publikuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit si dhe Agjencia Kombëtare e Provimeve mund t’i merrni vetëm në faqet zyrtare të këtyre institucioneve. Duke iu bashkuar me shqetësimin tuaj lidhur me këtë keqkuptim, ju urojmë suksese në fazat e tjera të konkurrimit për pranimet në Institucionet e Arsimit të Lartë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
Klikoni ketu:
www.akp.gov.al dhe www.arsimi.gov.al