Ai shkruan se Gjergj Kastriot Skënderbeu ka qenë terrorist, dhe nëse do të jetonte në kohët e sotme, do të ishte vrarë me dron.
“Unë mendoj sikur historiani turk Talha Uğurluel që Skënderbeu i ngjan shumë një terroristi. Po të kishte jetuar në ditët tona ai do ish shpallur terrorist nga amerikanët dhe ndoshta do e kishin vrarë me dronë. Nëse amerikanët nuk do e kishin vrarë me drone, duke qenë se Turqia është një aleat me rëndësi i NATO-s ai do ishte shpallur terrorist nga Aleanca Perëndimore, dhe vetë shteti turk do e kishte vrarë me avionët e tij amerikanë.
Duke qenë se Skënderbeu u rebelua kundër shtetit të tij, dmth Turqisë, vrau civilë dhe zyrtarë osman, dogji, preu e shkatërroi dhe vendin e shkretëtoi, e ndërtoi një ushtri klandestine kristjanësh dhe banditësh, sipas klasikimeve moderne që ne kemi mbi terrorizmin, Skënderbeu i përmbush të gjithë kriteret për tu klasifikuar si terrorist. Sipas definicioneve moderne që ne kemi mbi terrorizmin, një terrorist për të arritur qëllimet e tija politike, përdor akte të dhunshme që të frikësoj njerëzinë dhe shtetarët e një shteti për objektivat e tij. E Skënderbeu bëri pikërisht këtë gjë. Përdori dhunë të organizuar kundër shtetit dhe qytetarëve osmanë.
Lufta që Skënderbeu bëri kundër shtetit osman, ideologjia e tij kristjane fondamentaliste, masakra kundër muslimanëve, besnikëria ndaj Papës së Romës, etj nuk e ndryshojnë shumë luftën e Skënderbeut nga lufta e ISIS-it dhe e Abu Bakr al-Bagdadit. Sikur Abu Bakr al-Bagdadi, Skënderbeu i cili mori titullin Atlet i Krishtit nga Papa, pretendonte se kishte një mision hyjnor në luftën që ai bënte. Nëse Abu Bakri al-Bagdadi i vret njerëzit në emër të Islamit dhe pretendon se është kampion i muhamedanizmit, Skënderbeu luftën e tij e justifikoi në emër të Krishtit. Nëse Abu Bakr al-Bagdadi dhe ISIS-i mbështetet nga vehabizmi ndërkombëtar, edhe Skënderbeu u mbështet nga fondamentalizmi katolik evropian i kohës. Taktikat e dhunshme të Skënderbeut, masakrat e civilëve dhe lufta kundër shtetit të kohës, i ngjajnë shumë taktikave që ISIS-i përdor sot kundër shtetit sirian. Sikur ISIS-i që përdor sulme vetëvrasëse, sulmon e fshihet etj, edhe Skënderbeu këtë bënte me kryqtarët e tij. Paralelet mes Skënderbeut dhe Abu Bakr al-Bagdadit janë pa fund dhe unë jam i gatshëm të sfidoj çdo historian serioz për këtë punë. Edhe rrëfimet historike por edhe artistike që ne kemi mbi Skënderbeun me mjekrën e tij të madhe dhe të gjatë, luftërat vrastare etj na bëjnë që heroin kombëtar të Shqipërisë edhe për nga pamja ta barazojmë më shumë me muxhahidinët e ISIS-it sesa me xhentëllmenët paqësor që bota moderne sot kërkon.
Fakti pse Shqipëria sot për mirë e për keq, Skënderbeun e gjen si hero të saj të imponuar nga imperializmi katolik i Austrisë dhe Italisë në të kaluarën, dhe fakti pse pas Skënderbeut sot rreshtohen me qindra horra nacionalistë dhe fanatikë katolikë, që e mbrojnë me devocion fetar, nuk e ndryshon dot natyrën e Skënderbeut. Edhe pse historiani turk nuk duhet të kishte folur aq hapur në memorialin e rremë të Skënderbeut në Lezhë, sërisht jam i mendimit që debati që ai ka provokuar është një debat i shëndetshëm për shoqërinë shqiptare e cila sot përballet me fenomenin e terrorizmit vehabist në Siri. Në të njëjtën mënyrë, siç ne dënojmë terrorizmin fetar të ISIS-it, ne duhet të rishikojmë rrëfimet historike të Shqipërisë të cilat mbështesin një luftë të tmerrshme fetare që Skënderbeu drejtoi. Lufta fetare në emër të Papës dhe Jezu Krishtit që Skënderbeu bëri, në fund të fundit ishte një luftë terroriste katolike dhe aspak laike-kombëtare”, shkruan ai.