“Nuk besoj se Cristiano (Ronaldo) ka nevoje per t’i bere elozhe, te gjithe e dine se ai eshte ne nivelin me te larte”, eshte shprehur mbrojtesi francez, Bacary Sagna, te shtunen ne prag te finales se Euro-2016 ndaj Portugalise.
“Ai eshte nder lojtaret me te mire ne bote, per te mos thene me i miri. Eshte nje lojtar i jashtezakonshem, por une jam mesuar qe te luaj gjithnje perballe lojtareve te mire”, theksoi Sagna ne nje konference shtypi ne Stade de France.
Franca, kampione e botes ne 1998, ka fituar dy here Euro, ne 1984 me gjeneraten e Platini dhe ne 2000 me gjeneraten e Zidane. Ndesa Portugalia nuk e ka fituar asnjehere, pavaresishgt nje finaleje ne shtepine e vet te humbur ne 2004 perballe Greqise. Ndeshja finale do te luhet te dielen ne oren 21.00 ne Stade de France. (java /r.a)