Njeriu që qëlloi 12 policë, duke vrarë 5, në një portestë në Dallas është identifikuar si Mikea Xavier Johnson. Ai është 25 vjeç dhe nuk ka një të shkuar kriminale me precedent penalë dhe nga hetimet rezultonse nuk ka lidhje me grupet terroriste.
Johnson mësohet se ka vepruar i vetëm dhe se gjatë negocimeve me policinë është shprehur se dëshronte të vriste njerëz të bardhë sidomos policët e bardhë. Policia e ka vrarë autorin e vrasjes së pesëfishtë duke përdor një bombë të vendosur në një robotm pas 4 orësh negociatash. Pesë viktima ishin të gjithë policët meshkuj; Tre prej të cilëve janë: Brent Thompson, Patrick Zamarripa dhe Michael Krol. Black Lives Matter ka lëshuar një deklaratë distancuar veten nga sulmi dhe dënon atë.