“Ai ishte një episod i vështirë, edhe për faktin që duhet përfshirë efekti surprizë. 99% e njerëzve nuk e kanë parë atë episod, fatmirësisht, unë isha në pozicionin e duhur për ta gjykuar si rast dhe mora këtë vendim”, shpjegoi ai prekjen e topit me dorë nga Bastian Shvajnshtajger, moment i cili u vlerësua gjerësisht si pika e kthesës së këtij takimi, shkruan Panorama Sport.
“Jam shumë krenar që kam drejtuar një ndeshje të tillë. Nga ana tjetër, kishte edhe shumë përgjegjësi, pasi ishte ndeshja më e rëndësishme e Europianit, ishin përballë dy skuadra me emër e traditë. Jam 100% krenar për atë që dhashë.
Nuk do të jem në finale? Për mua kjo ndeshje ishte maksimumi. Nga ky turne del një imazh shumë i mirë i kombëtares italiane, por edhe një imazh i mirë i gjyqtarëve italianë”, deklaroi Ricoli për “Sky Sport”.