Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mesditë pranë shkollës “Vasil Shanto”, në Tiranë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie. Nuk ka shumë informacion për ngjarjen.
Policia bën me dije se qytetarët kanë raportuar për të shtëna me armë në atë zonë dhe drejt vendngjarjes u nisën menjëherë patrullat.
Nuk ka raportime për të lënduar, ndërkohë uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.