Të dashur tifozë,
Na vjen shumë keq. Ëndrra jonë nuk u bë realitet. Nuk ia dolëm të shkonim në finale, kështu që Rio nuk do të ndiqet nga një tjetër natë magjike. Për fat të keq, na mungoi diçka jashtëzakonisht e rëndësishme kundër Francës: Pakëz fat. Megjithatë, humbjet janë pjesë e lojës, edhe pse dhembin.
Sigurisht që e vlerësojmë paraqitjen e kundërshtarëve tanë dhe e urojmë sinqerisht e ngrohtësisht skuadrën franceze për daljen në finale.
Jam krenar për atë që arritëm. I kemi qëndruar besnik stilit tonë të lojës. Vazhduam të rritemi si skuadër gjatë shtatë javëve të fundit dhe ky bashkim, i cili na bëri të fortë dy vjet më parë në Brazil, bëri të njëjtën gjë edhe këtu në Francë. Ne jemi një skuadër, ne jemi Die Mannschaft.
Edhe tifozët tanë janë pjesë e kësaj. Kudo që luajtëm, Lille, St. Denis, Paris, Bordeaux apo Marsejë, falë jush kishim lojtarin e 12-të me ne. Entuziazmi juaj dëgjohej e shihej qartë në stadiume. Ndjemë gjithashtu edhe përkrahjen e të gjithëve në Gjermani. Me këtë rast duam t’u themi FALEMINDERIT gjithë tifozëve.
Duam të falënderojmë edhe mikpritësit, Francën dhe francezët. U ndjemë të lumtur, të sigurt dhe plotësisht të mikpritur që nga dita e parë. Kishim kushtet më të mira të mundshme në Evian. Ishim në gjendje të përqendroheshim e të stërviteshim intensivisht, si dhe të relaksoheshim në paqe e të riaftësoheshim në vendin ku qëndruam. Franca ka qenë organizatore e mahnitshme e Kampionatit Evropian.
Në emër të skuadrës, i heq kapelen Francës.
Merci! Au revoir! Mirupafshim së shpejti!
Bastian Schweinsteiger