Interpol Tirana ka ekstraduar drejt Bullgarisë 35-vjeçaren Nina Sahatchieba. Autoritetet bullgare kanë lëshuar urdhër arresti për trafikim të lëndëve narkotike. Më konkretisht, për trafikimin e rreth 4.1 kg kokainë.
Nina Sahatchieba është ndaluar në aeroportin e Rinasit. Pas verifikimeve, rezultoi se ajo ishte e kërkuar në nivel ndërkombëtar nga Interpol Sofje.