Formimi i Qeverisë së re të Serbisë është i domosdoshëm për vazhdimin e dialogut politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, kanë thënë zyrtarë të Bashkimit Evropian. Kosova do që Serbia të zbatojë tri marrëveshje të arritura
Ndërkohë, në Prishtinë, autoritetet qeveritare thonë se do të insistojnë që procesi të dinamizohet, sidomos në rrafshin e zbatimit të marrëveshjeve, duke adresuar fajin për ngecje te Beogradi zyrtar. Vazhdimi i dialogut në nivelin e lartë politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel mbetet i ndërlidhur me formimin e qeverisë së re të Serbisë.
Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar zyrtarët e Bashkimit Evropian në Bruksel, të cilët kanë deklaruar se data, agjenda dhe formati i takimit të ardhshëm mund të caktohen vetëm pasi që në Beograd të jetë formuar qeveria e re.
Ndërkohë në Prishtinë, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se janë të gatshëm që të vazhdojnë dialogun, por duke insistuar se nuk mund të hapen tema të reja, pa u zbatuar fillimisht marrëveshjet e arritura, referon Koha. (b.an)