Dy turistë çekë janë aksidentuar në Theth. Turistët ishin duke udhëtuar me motoçikletë dhe në një moment drejtuesi i mjetit humbi kontrollin.
Për pasojë turistët u rrëzuan ndërkohë që motoçikleta përfundoi në ujëvarë. Mësohet se njëri prej turistëve ka mbetur i plagosur, ndërkohë që tjetri nuk ka pësuar dëmtime.
Nuk është hera e parë që turistë të kombësisë çeke pësojnë aksidente në Shqipëri, aksidente nga të cilat ka pasur edhe viktima, referon Koha. (b.an)