Edicioni i 11-të i “Rally Albania” ka mbyllur edhe etapën e tij të shtatë dhe të fundit, duke përcaktuar edhe fituesit.
Kështu, për makina fitues është sërish Renti Sina, ndërsa në kategorinë e motorëve fitues është piloti italian, Paolo Ceci.
Ky i fundit ishte shpallur praktikisht kampion para përfundimit të etapës së shtatë.
“Rally Albania 2015” u zhvillua në 70 përqind të territorit të vendit tonë dhe në të morën pjesë dhjetra pilotë, shqiptarë e të huaj, si për makina ashtu edhe për motorë.