Chelsea Manning, ushtari amerikan i dënuar me 35 vjet burg për rolin e tij në rrjedhjen e lajmeve të Wikileaks, është shtruar në spital, pasi ka tentuar vetëvrasjen.
Manning, 28 vjeç, që ndërkohë është rikthyer në qeli, tentoi të vetëvarej, sipas sitit TMZ. Ish-ushtari, që në atë kohë quhej Bradley, ka ndryshuar seksin në burg.
U dënua më 2013, në përfundim të një procesi të bujshëm për dhunim të ligjit të spiunazhit.
rainews/d.i.