Rreth 43 mijë është numri i azilkërkuesve kosovarë të cilët ende nuk janë kthyer nga vendet evropiane pas ikjes masive në fundin e vitit 2014 dhe fillimin e vitit 2015, shkruan sot Koha Ditore.
Deri tash numri i atyre që janë kthyer ka shkuar në rreth 23 mijë dhe trendi vazhdon me nga afro një mijë veta në muaj.
Sipas drejtorit të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Valon Krasniqi, vetëm gjatë vitit të kaluar janë kthyer mbi 16 mijë njerëz, kurse në vitin 2016 numri i të kthyerve ka shkuar në mbi 6 mijë, nga ta 3 mijë e 390 të kthyer me forcë.
Ai ka thënë se nuk kanë të dhëna të sakta për numrin e qytetarëve që e kanë lëshuar vendin gjatë kësaj periudhe. (b.an)