Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ishte sot i pranishëm në certifikimin e parë të punonjësve të mbrojtjes së fëmijëve, nga ku theksoi se krijimi i një rrjeti të përbashkët mes qeverisë, qytetarëve dhe punonjësve sociale do të mbrojtur të drejtat e fëmijëve.
Nga ambjentet e qendres rinore në Tiranë, Klosi theksoi se gjatë këtij muaji janë realizuar kontrolle në 30 qendra e përkujdesjes se fëmije nga ku rezultoi se është e nevojshme deinstitucionalizimi.Çka do të thote, nevoja per një shoqëri të tërë që kujdeset në formën e familjeve kujdestare.
“Sot ne kemi disa ekspertë të parë të mirëfilltë të fushës, por që janë vetëm 60. Jeni shumë pak në krahasim me 800 mijë fëmijë shqiptarë. Prandaj ajo që ne do të vazhdojmë të kërkojmë është vazhdimi I këtyre trajnimeve dhe sidomos rritja e cilësisë së shërbimit. Mendoj që për këtë kemi të gjithë mbështetjen e partnerëve tanë si UNICEF-i apo Terres des Hommes, apo edhe organizatat e tjera jo fitimprurëse si Save the Children apo ËorldVision, që ne të kemi mundësinë të krijojmë një program të plotë trajnimi dhe fuqizimi të punonjësit social të vendit tonë. E kemi shumë të nevojshme që atë histori suksesi që mund të demostrojmë nga shumë qytete të vendit tonë, si Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Vlorë, Korcë po ashtu, ne mund ta shtrijmë në të 61 bashki të vendit, për të patur punonjës të përgatitur social, që ne të kemi përmbushur detyrimin në bazë të ligjit të ri në bazë të ligjit të ri të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, që të kemi një punonjës social për 3 mijë fëmijë, që ndonëse jo të gjithë janë në fëmijë me problem, por që të gjithë kanë nevojën e një punonjësi social dhe psikologu për këshillim’, tha Klosi.
Gjatë fjalës së tij, ai vuri në dukje se njësitë e mbrojtjes së fëmijëve nëpër bashki nuk mund të ngrihet nëse nuk krijohen punonjës të kualifikuar.
“Nëse nuk arrijmë të ngrejmë të gjitha Njësitë e Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve në cdo bashki, nëse nuk arrijmë të finalizojmë urdhrat e punonjësit social dhe psikologut, nëse nuk arrijmë të krijojmë armatën e një punonjësve social me cilësi dhe autoritet, jemi larg suksesit!Klosi dënoi rastet edhunës ndaj fëmijëve dhe tha se së shpejti nis edhe fushata kundër dhunës ndaj gruas dhe familjes”, perfundoi ai. (java /r.a)