Një 41-vjeçar është ekstraduar nga Athina drejt vendit tonë, pasi është dënuar më 25 vjet burg për vjedhje. Bëhet i ditur se shtetasi Adriatik Muharremi nga Saranda është dënuar me 25 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes me armë në bashkëpunim”.
Ndërkohë si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën/Greqi, u bë i mundur arrestimi provizor i tij në Athinë, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
ma.me