Konçesionari i aeroportit të Rinasit merr miliona euro nga qytetarët për sigurinë, por ngjarja e pak ditëve më parë tregoi se sa i pasigurt është aeroporti. Fitime kolosale vjel edhe kompania e sigurisë ICTS. Por, sa janë përfitimet e këtyre kompanive që do të duhej të siguronin aeroportin, fitime që i vjelin edhe nga vet qytetarët.
“Sigurine” ne aeroportin nderkombetar “Nene Tereza” ne Rinas, e pahuajme ne.
Askush tjeter, Ne.
Kur debati politik (!!) rreth grabitjes te se enjtes qe shkoi ne vendndalimin e avioneve ne aeroportin e Rinasit, ka ndezur vendin, perfshire ne te dhe analistet qesharake te studios me ne ze me kete permbajtje-studios se Blendi Fevziut, cdo rresht i kontrates mes Qeverise se Shqiperise dhe koncesionarit te aeroportit te Rinasit-TIA, jo vetem qe eshte prove, por dhe cudi per informacionin qe ofron.
Ne “Shtojca 44″/ Siguria dhe Kontrolli i Bagazheve, jo vetem qe sterthuhet se pergjegjesia per sigurine ne Zonen e Koncesionit dhe Perimetrin e Rrethimit eshte e koncesionarit te aeroportit-TIA, por ka edhe dy elemente te rinj, te panjohur per publikun me pare.
I pari, kostot e sigurise ne aeroport i paguajne qytetaret, pra Ne, jo koncesionari raporton Skandal.al.
Ne kete shtojce te Kontrates ne fuqi, koncesionari merr te drejten te grumbulloje nga pasagjeret qe perdorin aeroportin, nje tarife sigurie (Tarifa e Sigurise).
Ne kete shtojce te kontrates, kjo tarife percaktohet ne vleren 4 Euro per cdo pasagjer (2 euro per pasagjeret qe mberrijne dhe 2 euro per pasagjeret qe largohen)
Ne shtojce thuhet se kjo tarife do te grumbullohet nga koncesionari me qellim qe te mbuloje shpenzimet e arsyeshme per dhenien e sherbimit te sigurise ne aeroport.
Ne shtojce thuhet gjithashtu se 25% e shumes se mbledhur nga tarifa e sigurise, i derdhet DPAC-sot Autoritetit te Aviacionit Civil, nderkohe qe diferenca mbahet nga koncesionari.
Pra, jo vetem qe siguria ne Zonen e Koncesionit dhe Perimetrin e Rrethimit eshte pergjegjesi e koncesionarit te aeroportit-TIA, por per kete koncesionari grumbullon 4 euro per cdo pasagjer.
Eshte e qarte, ne nuk paguajme policine per sigurine ne aeroport, por cdo udhetar paguan 4 euro per sigurine ne aeroport tek koncesionari.
Jane miliona euro ne nje vit!!
I dyti, koncesionari ka marre edhe nje te drejte te dyte;
“Shoqeria mund te kontraktoje per sherbimet e sigurise ndonje kontraktor nderkombetar te njohur te sigurise se aviacionit, i cili do te caktoje nje administrator kontrate, pergjegjes per raportimin e ndonje shmangie nga dispozitat e kontrates, ndaj administratorit te ruajtjes dhe sigurise se aeroportit, me qellim qe te merren masat perkatese”-thuhet ne Shtojca 44 e kontrates.
Pra, koncesionari jo vetem qe ka marre pergjegjesine e sigurise ne aeroport, por ka krijuar edhe buxhetin duke mbledhur 4 euro nga cdo pasagjer si dhe ka marre edhe te drejten per ta nenkontraktuar sherbimin e sihurise ne nje shoqeri tjeter, nderkombetare.
Kete ka bere.
Pikerisht se eshte keshtu, nuk ka me asnje dyshim se pergjegjesia per sigurine ne Zonen e Koncesionit dhe perimetrin e Rrethimit-aeroport me qarte, e ka koncesionari TIA.
Dokumentat deshmojne kete.
FITIMET E ICTS
ICTS Albania, kompania që është e kontraktuar nga Tirana International Airport (TIA) për sigurinë ka realizuar një qarkullim vjetor prej 239 milionë lekë (rreth 1.7 milionë euro) për vitin 2014, sipas të dhënave nga bilanci i saj. Të ardhurat në 2013-2014 janë luhatur në këto nivele raporton KJ.
Sipas përshkrimit në bilanc, ICTS Albania ushtron aktivitetin e sigurisë në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas dhe ofron shërbime konsulence sigurie në Sheraton.
Numri i punonjësve të saj në fund të vitit 2014 ishte 129, në rritje nga 110 në vitin 2013. Sips të dhënave nga bilanci për shpenzimet për paga, paga mesatare bruto e punonjësve është rreth 570 euro.
Në vitin 2014 fitimet e saj ishin 64 milionë lekë, apo rreth 460 mijë euro, me një normë të kënaqshme fitimi prej rreth 28%. Për krahasim, vetë TIA, që menaxon me koncesion aeroportin ka rreth 200 të punësuar, sipas të dhënave zyrtare nga faqja e saj e internetit. Edhe Tia ka një normë të lartë fitimi prej rreth 33%, sipas deklarimeve në blanc (në vlerë absolute fitimi I TIA-s në vitin 2015 ishte 11.2 milionë euro).
ICTS Albania është krijuar në vitin 2005 dhe është 100% në pronësi të ICTS Europe dhe ka si objektiv ofrimin e shërbimeve të sigurimit të aviacionit, detar etj. Sipas faqes së saj në internet, kompania ka dhe një filial tjetër ICTS Albania Integrated System (ku ICTS Europe ka 75% të aksioneve), që ka nje aktivitet minimal, me qarkullim vjetor 150 mijë euro në 2014-n dhe ka rezultuar me humbje.
ICTS Albania u gjend në qendër të vëmendjes së fundmi, pasi një vjedhje e parave që do të transportoheshin jashtë vendit nga një bankë, brenda ambienteve të aeroportit ngriti pikëpyetje mbi masat e sigurisë të marra prej saj.
a.m.