Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur me datë 05.07.2016 ku mbeti i plagosur shtetasi M.Ll.
Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar si dhe i sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.
Më datë 06.07.2016, nga specialistët e Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, u bë e mundur arrestimi i shtetasit
Alberto Markaj, 21 vjeç , banues në Laç.
Ky shtetas me datë 05.07.2016, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin M.Ll. 55 vjeç, banues në Laç i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumes Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Autorit të dyshuar i’u gjet dhe i’u sekuestrua arma e zjarrit që dyshohet se e ka perdorur, pistoletë Model 54.
Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale ” Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga nenet 76-22 dhe 278 të Kodit Penal./a.m.