Më shumë se 30 000 luftëtarë terroristë të huaj veprojnë në Irak dhe Siri, deklaroi sot drejtori i Komitetit Kundër Terrorizmit në OKB, Jean-Paul Laborde, i cili paralajmëroi edhe kundër rrezikut të sulmeve terroriste në vendet e origjinës së këtyre luftëtarëve.
“Numërohen më shumë se 30 000 luftëtarë terroristë të huaj, të cilët veprojnë në Irak dhe Siri… Ata mund të vijnë drejt nesh, por edhe në vendet e tyre të origjinës si Tunizi dhe Marok”, saktësoi Laborde në një konferencë shtypi në Gjenevë.
“Sulmet e tyre terroriste në vendet e origjinës po bëhen gjithmonë e më shumë të mundshme për të kundërbalancuar presionin mbi ta”, shtoi ai.
Komiteti Kundër Terrorizmit, që përfaqësohet nga vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është krijuar në Nju Jork pas sulmeve të 11 shtatorit 2011 në SHBA.
atsh/d.i.