UEFA ndalon futbollistët që të sjellin fëmijët e tyre në fushën e lojës, pas përfundimit të ndeshjeve. Drejtori i këtij turneu, Martin Kallen deklaroi sot se fotot e lojtarëve të Uellsit me fëmijët e tyre në fushë, pas fitores kundër Belgjikës, ishin shumë të bukura, por fusha e lojës nuk është një vend për fëmijët.
“Është një Kampionat Evropian dhe jo një event familjar”, deklaroi Kallen duke shtuar se një stadium nuk është vendi më i sigurtë për fëmijët.
Disa lojtarë të Uellsit u panë me fëmijët e tyre pas fitores 3-1 kundër Belgjikës në stadiumin ”Pierre Mauroy”. Gareth Bale u pa me vajzën e tij edhe pas fitores kundër Irlandës së Veriut, ashtu siç janë parë shumë futbollistë të tjerë. Kërkesa kundër pranisë së fëmijëve në fushë do të aplikohet tani për katër ekipet e mbetura, Uellsi, Portugalia, Gjermania dhe Franca./a.k