Në kuadër të festës së Fiter Bajramit, politikanët vizituan selinë qendore të komunitetit mysliman duke uruar të gjithë besimtarët.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se “në ditë të tilla ne kujtojmë se ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa ato që na ndajnë dhe nëse secili prej nesh të ishte më pak cinik, më optimist dhe më i gatshëm për të ndihmuar, unë besoj se ne do të kishim një qytet më të mirë”.
Gjatë fjalës së tij, ai foli edhe për punimet e xhamisë së Namazgjasë e cila do të shërbejë edhe si qendër social-kulturore.
Nga ana e tij myftiu i kryeqytetit, Ylli Gurra, vlerësoi bashkëpunimin e fondacionit “Fundjavë ndryshe” me të gjithë qytetarët për ti ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.
“I uroj qytetarëve një bajram të begatë për të gjithë”, përfundoi ai. (java /r.a)