Pas publikimi në fillim të muajit prill kur është konsideruar si njëri nga telefonat më të mirë të mençur, LG G5 duket tani se nuk është asgjë më shumë se një pajisje e dështuar.
Bazuar në raportet e fundit, LG hapur ka thënë hapur se pajisja e saj e fundit, LG G5, ka dështuar për të gjeneruar shitjet e pritura, gjë e cila ishte arsyeja prapa ndryshimeve që ndodhën së fundi brenda stafit të kompanisë, shkruan portali arbresh.info. Pavarësisht rezolucionit të lartë të ekranit, procesorit të fuqishëm, sasisë së RAM-it, kamerës së mrekullueshme dhe specifikave tjera të veçanta, telefoni më i ri i kompanisë LG nuk ka arritur për të plotësuar qëllimet e gjigantit.
LG aktualisht është kompania e shtatë e telefonave në botë, prapa liderëve si Samsung dhe Apple, por edhe prapa kompanive kineze si Huawei, Xiaomi, Oppo dhe Lenovo.
ma.me