Policia njoftoi se një makinë është gjetur në liqenin e Shkopetit, pasi ka rënë në aksin Milot-Burrel.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 5 të mëngjesit ndërsa uniformat blu janë lajmëruar nga peshkatarët e zonës. Pas gjetjes së makinës dhe identifikimit të targave rezultoi se mjeti ishte vjedhur në janar të këtij viti në Karbunarë të Lushnjes.
Shtetasi M.P e kishte denoncuar vjedhjen e mjetit të tij, ndërsa policia dyshon se sot ajo është hedhur qëllimisht për të fshehur ndonjë krim të mundshëm.
Fillimisht dyshohej se në automjet kishte persona, por u vërtetua se nga ngjarja nuk ka asnjë viktimë dhe në mjet nuk ndodhej askush.