Monaco ka kompletuar transferimin e Kamil Glikut nga Torino për 8 milionë euro.
Qendërmbrojtësi që ishte pjesë e Euro 2016 me Poloninë ka nënshkruar kontratë të re që e mban atë në Francë deri më 2020.
“Jam shumë krenar dhe i lumtur që kam nënshkruar për Monacon. Monaco është klub i madh në Francë dhe më mundëson të bëj hap të madh përpara në karrierën time”, ka thënë Glik, citohet Koha. (b.an)