Të paktën katër persona janë vrarë nga një shpërthim afër xhamisë së profetit Muhamed në Medinë, në Arabinë Saudite, të hënën, përfshirë një sulmues vetëvrasës dhe disa policë, raporton Al Jazeera.
Sulmuesi ka shpërthyer eksplozivin teksa oficerët po konsumonin iftar, ka raportuar televizioni shtetëror Al-Arabiya.
Në Medinë janë dislokuar forca të shumta të sigurisë afër xhamisë së mirënjohur, pas incidentit që ka ndodhur pak kohë më parë./a.m.