Dy dekada pasi delja Dolli e Skocisë u klonua, konsumuesit botëror të mishit sigurisht janë kureshtarë të dinë se çfarë mishi po hanë dhe çfarë qumështi po pinë.
A po shitet nëpër botë ushqim dhe qumësht i kafshëve të klonuara? Përgjigja është e thjeshtë: “ndoshta”.
Por në fakt, nuk ka asnjë mënyrë se si ta dimë këtë sigurt, thonë ekspertët. Rastet e klonimit të kafshëve janë duke u rritur me të madhe në Evropë, më shumë se kudo tjetër në botë, transmeton Gazeta Express.
As shkencëtarët nuk po mund të tregojnë dallimin e shëndetit të mishit të kafshës së klonuar dhe asaj jo të klonuar. Ndryshe nga kompanitë evropiane, ato në Amerikë duket se po prodhojnë qindra ose mijëra kafshë të klonuara çdo vit.
Fabrika për klonimin e kafshëve ‘Boyalife Group’ në Kinë, për shembull, prodhon 100,000 lopë në vit, dhe ka për qëllim të shesë një milion copë deri më 2020.
Boyalife punon me një partner korean të quajtur ‘Sooam’ dhe Akademinë Kineze të Shkencave, për të përmirësuar primatin e teknologjisë së klonimit, për të krijuar teste më të mira të sëmundjeve të kafshëve që mund të transmetohen tek njerëzit.
“Pa e ditur fare, evropianët janë sigurisht duke ngrënë mish nga kafshë të klonuara”, tha Pauline Constant për Daily Mail, një zëdhënëse e Zyrës Evropiane për Shoqatat e Konsumatorit, me qendër në Bruksel.
Në shtator, shumica e Parlamentit Evropian kërkoi jo vetëm një ndalim të kafshëve të klonuara, por edhe produkteve që dalin nga ato.