Eurokomisioneri Johannes Hahn ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në Paris, ku po marrin pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor 2016.
“Takim i mirë me kryeministrin Edi Rama. Ne diskutuam për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe reformën në drejtësi”, shkruan Hahn në një status në rrjetin social Twitter.