Grabitja e afro 1 milion eurove në pistën e aeroportit të Rinasit ishte tronditëse jo vetëm për përmasat e ngjarjes, por edhe për vendin ku u krye, ku masat e sigurisë duhet të ishin shumë herë më të forta.
Ngjarja në fjalë vuri në pikëpyetje sigurinë e gjithë aeroportit, në një kohë kur sulmet terroriste janë kthyer në kërcënim mjaft serioz për vendet që janë rreshtuar në aleancën kundër ISIS, ku bën pjesë edhe Shqipëria.
Por, grabitja e pak ditëve më parë nuk është një rast i shkëputur. Një tjetër ngjarje, edhe pse e përmasave më të vogla ka ndodhur në aeroportin e Rinasit.
Këtë herë nuk bëhet fjalë për grabitjen e parave të ndonjë banke, por ëhstë grabitur një individ.
Javanews ka mësuar se një 27-vjeçar ka denoncuar grabitjen nga bagazhet e tij të një shume prej 750 eurosh. Ky person udhëtonte me linjën Rinas-Milano.
Ngjarja këtë herë dyshohet të ketë ndodhur në brendësi të avionit. Aktualisht policia pokryen veprimet për ngjarjen. Pritet edhe verifikimi i kamerave të sigurisë./Javanews/a.m.