Vlera e kredive aktive, në dhjetë bankat komerciale në Kosovë, në muajin maj ka qenë 2 miliardë e 143 milionë euro.747 milionë euro është vlera e kredive për ekonomitë familjare dhe 1 miliard e 390 mijë vlera e kredive për ndërmarrjet, shkruan Koha Ditore.
Sipas BQK-së, ka pasur një rritje vjetore të kredive prej 9.5 për qind, pjesa më e madhe e kësaj rritjeje ka ardhur nga kreditimi i ekonomive familjare që kanë pasur një rritje prej 15.6 për qind.
Ekonomitë familjare janë shtylla e sektorit bankar në Kosovë, pasi kanë depozita në vlerë prej 1 miliard e 993 milionë eurosh. Vetëm 548 milionë euro janë vlera të kredive të bizneseve.
Në total, vlera e depozitave është 2 miliardë e 674 milionë euro, edhe pse niveli i interesit në depozita ka rënë në vetëm 0.8 për qind.
Norma mesatare efektive e interesit, sipas BQK-së, është 7.6 për qind, përcjell koha.net. Për ekonomitë familjare, kamata mesatare është 7.8 për qind, ndërsa për ndërmarrjet vetëm 7.3 për qind. (b.an)