Nëse Oliver Stone dhe Peter Morgan vendosin ndonjëherë që të bëhen bashkë për të sjellë një vrojtim mbi konspiracionet e errëta të pop – kulturës gjatë presidencës së Nixonit, mund të jetë argëtues, shpirtbutë në mënyrën më bizare në lidhje me takimin më jozyrtar në historinë e ShBA-së, të përmbytur me ironinë retrospektive dhe absurditetit postmodern.
Ky ishte takimi i Richard Nixonit me Elvis Presleyn në vitin 1970 në Zyrën Ovale, i shënuar me një fotografi, ku të dy shihen derisa shtrëngojnë duart, transmeton “Koha Ditore” shkrimin e “The Guardian”. Ndoshta Stewart Lee mund të krijojë një operë, duke u bazuar në këtë takim siç është “Nixon in China” i John Adamsit.
Michael Shannon dhe Kevin Spacey portretizojnë Elvisin dhe Richardin, këta dy titanë, të cilët patën një takim të mbyllur krejt të pakuptueshëm. Performanca e Shannon është shumë “cool” dhe me kontroll: interesante është që ai e humb shkëlqimin veçanërisht kur takohet me disa imitues të mrekullueshëm të Elvisit.
Ndalet hovi i tendencës së Shannonit për të lënë mbresa: si sjell jo-Elvisin brenda tij. Spacey jep performancë prej profesionisti në rolin e Nixonit.
Elvis kishte shkuar në Shtëpinë e Bardhë pa paralajmërim – i zemëruar me rënien e shtetit dhe me pasionin e të rinjve për britanikët “The Beatles”; ai deshi që të ulet me presidentin dhe të diskutonte rreth kësaj dhe kërkoi që t’i jepet një distinktiv privat, si të një agjenti sekret, në mënyrë që ai të kontrollonte përdorimin e drogës në komunitetin artistik.
Është e qartë se Shtëpia e Bardhë ka kalkuluar se fotografia mund të shërbejë për rregullimin e marrëdhënieve me publikun. A e inkurajoi Nixonin një një takim surreal, që ai të pranojë kërkesën e David Fosterit për intervistë pas Ëatergate? Kush e di?
Për herë të parë kuptova për Presley/Nixon, pasi që pashë fotografinë si ikonë e një kartoline lidhur për një kuti dhuratash: përshkrimi mbrapa paraqiste ironinë e pozicionimit të Presleyt në varësinë e tij ndaj farmaceutikëve dhe fotoja paraqiste shikim të turbullt në sytë e Elvisit…, përgatiti Koha. (b.an)