Katy Perry ka vënë një rekord të ri në Twitter, ku ndiqet nga 90 milionë njerëz.
“Katy, është koha për festë! Me 90 milionë njerëz në listën e mysafirëve, do të na nevojitet një pistë e madhe vallëzimi”, kanë shkruar nga Twitter në urimin për këngëtaren.
31-vjeçarja i është bashkuar këtij rrjeti social në vitin 2009, gjatë kohës kur ishte në një turne në Gjermani. Që atëherë, ajo i ka ndarë vazhdimisht momentet interesante me fansat e saj. Një nga postimet më të pëlqyera të ka qenë një në muajin shkurt, kur kishte publikuar një fotografi teksa këndonte si fëmijë.
Pas Perryt në Twitter, renditet Justin Bieber (me 83.9 milionë ndjekës), Taylor Swift (79 milionë ndjekës) dhe presidenti Barack Obama (me 75.8 milionë ndjekës). /Telegrafi/a.k