Policia italiane ka arrestuar dy hajdutë shqiptarë, që akuzohen për një seri vjedhjesh në zonën e Frataminores të Napolit.
Mësohet se shqiptarët janë Krenar Çami, 31 vjeç dhe Mikel Goxha, 26 vjeç. Këta persona udhëtonin me një “Audi”, kur policia u ngriti postbllok.
Ata nuk i ndaluan postbllokut dhe madje përplasën edhe dy efektivë policie, të cilët janë në spital Në postbllokun e dytë, automjeti nuk arriti që të depërtonte.
Ata u kapën dhe tashmë akuzohen edhe për kundërshtim të forcave të rendit dhe vrasje të mbetur në tentativë ndaj punonjësve të Policisë.
Në mjetin e tyre u gjetën shumë sende të vjedhura me vlerë, karta krediti dhe pjesë kompjuterike.