Është ndarë nga jeta i mbijetuari i Holokaustit dhe laureati i çmimit Nobel, Elie Wiesel në moshën 87 vjeçare, raporton Reuters.
Lajmin e ka konfirmuar muzeu i Jerusalemit, Yad Vashem përmes një postimi në Twitter, transmeton Koha.net.
Wiesel, i lindur më 1928 në Rumani ishte një nga shkrimtarët më me ndikim në botë, ai më 1986 kishte fituar Çmimin Nobel për Paqe.
“Yad Vashem e vajton vdekjen e të mbijetuarit të Holokaustit, Elie Wiesel, laureat i Nobelit dhe autor i njohur”, shkruan muzeu në Tëitter. (b.an)