Zhvleresimi i lekut ndaj monedhës europiane po arrin në nivele rekord në tregun e brendshëm.
Në pikat e këmbimit valutor, një euro u këmbye me 141.4 lekë në mesdite, duke arritur nivelin më të lartë të dy viteve të fundit. Kohët e fundit, euro është vlerësuar në tregun ndërkombetar.
Nga ana tjetër, agjentët e këmbimit theksojnë se në tregun e brendshëm ka kërkesë të lartë për monedhën ë perbashkët.