Dy futbollistët e kombëtares shqiptare të futbollit Elseid Hysaj dhe Bekim Balaj janë shpallur “Qytetar Nderi” nga këshilli bashkiak i Malësisë së Madhe, referojnë burime të pushtetit lokal.
Titulli do t’u dorëzohet lojtarëve përmes një ceremonie të veçantë, me motivacion: kontributin që ata kanë dhënë për kombëtaren kuqezi në kampionatin europian Francë 2016, që shënoi dhe pjesëmarrjen e parë të Shqipërisë në një kampionat të tillë. (b.an)