Qeveria e Republikes çeke, ka refuzuar kërkesën e Presidentit të vendit Millosh Zeman i cili bëri thirrje për referendum për anëtarësinë e vendit në Bashkimin Evropian.
“Anëtarësimi në këto organizata është një garanci e stabilitetit dhe sigurisë”, tha zëdhënësi i kryeministrit Bohuslav Sobotka në një deklaratë, raporton Reuters.
Qeveria do të marrë ndonjë hap i cili vë në pikëpyetje anëtarësimin dhe orientimin tonë afatgjatë në politikën tonë të jashtmë. Prandaj qeveria nuk parashikon asnjë referendum”, ka shtuar ai, transmeton KosovaPress.
Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman, kishte bërë thirrje për mbajtjen e një referendumi për anëtarësinë e vendit të tij në Bashkimin Evropian dhe në NATO. (b.an)