Terroristët godasin kryeqytetin e Bangladeshit, Daka, duke sulmuar një restorant, shumë pranë Ambasadës Italiane, në lagjen Gulshan.
Mediat bëjnë të ditur se sulmuesit kanë thirrur “Allah akbar”, sapo janë futur në restorantin ‘Holey Artisan Bakery’ dhe kanë vrarë dy persona, ndërsa vijojnë të mbajnë peng 20 të tjerë.
Mësohet se grupi i sulmuesve përbëhet nga 8-9 persona. Mediat lokale raportojnë se në zonë është dëgjuar edhe një shpërthim i fuqishëm, si pasojë e të cilit janë plagosur dy policë dhe një taksist.
Sulmi në restorant është marrë përsipër nga Shteti Islamik.
BW/d.i.