Një turist gjerman ka gjetur vdekjen pas rënies fatale nga maja e Machu Picchu,ndërkohë që po përpiqej të bënte fotografi në një zonë mjaft të rrezikshme.
Zyrtarët e Perusë thanë se turisti kishte kaluar një rrethim sigurie dhe kishte shkuar për të kapur disa fotografi jashtë kufijve të lejuar, duke bërë që ekipet e shpëtimit të arrinin tepër vone.
Turisti, i identifikuar nga BBC si 51-vjeçari Oliver Park, vdiq të mërkurën pas rrëshqitjes fatale nga 130 metra lartësi.
Personi që po bënte foton, një turist nga Peruja, tha se Oliver i kishte kërkuar ti bënte një foto dhe në momentin që kishte shkuar në vendin ku dëshironte te fotografohej, kishte humbur ekuilibrin.
Por Gjermani nuk është i pari turist që gjen vdekjen duke bërë fotografi, një ditë më parë, një turist i Koresë së Jugut ra gjithashtu ndërsa duke bërë një selfie në një ujëvarë në Amazona.