Zbardhet skema e Vettingut’ për reformën në drejtësi. Mësohet se Vettingu do të bazohet në 3 komponentë.
Bëhet fjalë për; vlerësimin e pasurisë, kontrollin e figurës si dhe do të vlerësohen aftësitë profesionale.
Sakaq, ligji do të diskutohet bashkë me reformën në 6 korrik, ndërsa anëtarët e komisionit që do vlerësojnë do të zgjidhen nga parlamenti. Po ashtu, Komisioni i Vlerësimit do të zgjidhet me 2/3 e votave në parlament, ndërsa nëse do të dështojë votimi, atëherë i zgjedh presidenti me short.
Në përfundim të mbledhjes së komisionit për reformën në drejtësi, përfaqësuesja e mazhorancës, Vasilika Hysi tha se sot komisioni bëri prezantimin e ligjit për organet qeverisëse për pushtetin gjyqësor. Sipas saj, me anë të këtij ligji rregullohen 4 këshille shumë të rëndësishme.
“Ajo që do doja të thoja është se ky pr/ligj siguron pluralizëm të institucioneve kolegjiale. Këto institucione do përbëhen nga gjyqtarë dhe prokuror të Tiranës të të gjitha shkallëve, do ketë përfaqësim të të gjithë shkallëve. Ky ligj shumë shpejt do kalojë në diskutim nen për nen”.
“Është ligj i detajuar që rregullon në mënyrë shteruese kriteret, ka pluralizëm transparencë. Gjyqtarë, prokurorë, noterë, avokatë si ata që jetojnë në Tiranë por edhe ata që i përkasin dhomave lokale do votojnë do zgjedhin përfaqësuesit e tyre”.
Ndër të tjera Hysi thotë se u fol edhe për ligjin që rregullon statusin e prokurorit dhe gjyqtarit. “Këtë ligj e kaluam në diskutim nen për nen”.
Sa për paketën e 7 ligjeve, Hysi tha se ajo është e domosdoshme të kalojë bashkë me ndryshimet kushtetuese.
BW/d.i.