Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi te premten ndaj grabitjes se rende në aeroportin e Rinasit, duke e konsideruar ngjarjen “një papërgjegjshmëri për sigurinë kombëtare”.
Në një reagim te tij, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, tha se Ministria e Brendshme deklaroi masa shtesë të sigurisë, ndërsa banditët vjedhin një ditë më pas në pistën e Rinasit.
Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, SHISH dhe Prokuroria duhet të bashkëpunojnë për zbardhjen e ngjarjes, nënvizoi Rama.
Äi gjithashtu kërkoi që kryeministri të marrë masa për të gjitha institucionet përgjegjëse, ndërsa u shpreh për një mbledhje sa më të shpejtë të komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare.
Po ashtu, Luan Rama tha se për këtë ngjarje Presidenti i Republikës duhet të mbledhë menjëherë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pasi ngjarja është shumë e rëndë dhe duhet të nxirren përgjegjësitë.