Vijat për kalimin e këmbësorëve para restorantit “Les Princes”, rreth tre minuta larg stadiumit “Parc des Princes” në Paris, janë bërë një treg i vërtetë.
Shitësit e tregut të zi qëndronin në këtë vend dy javë më parë para ndeshjes Turqi – Kroaci dhe u kthyen aty për të bërë pazar edhe para ndeshjes së 1/8 së finales ndërmjet Uellsit dhe Irlandës së Veriut.
Policia ka rrethuar zonën, trafiku është ndaluar dhe tifozët po bëjnë rrugën për në stadium. Shitësit e tregut të zi lëvizin mes tyre, duke shikuar turmën për klientë potencialë dhe pëshpërisin “bileta, bileta”, shkruan Deutsche Welle. Ata kërkojnë deri në 200 euro për dy bileta. “Është ndeshje e madhe”, thotë njëri, përcjell Koha Ditore.
Vlera e vërtetë e biletave është 25 euro copa. Shitësit e tregut të zi vetëm qeshin kur dikush kundërshton dhe u përmend çmimin e fryrë. Të tjerët janë të lumtur të paguajnë atë shifër për të shikuar një ndeshje të “Euro 2016”. Kur një shitës mbetet pa bileta, një tjetër shpejt paraqitet për të zënë vendin e tij. Të tilla janë ligjet e furnizimit dhe kërkesave…(b.an)