Pas një angazhimi të përkushtuar për mësimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe për nxënësit shqiptarë të shkollave tetëvjeçare në Zarë, që funksionon prej dy vitesh në Sh. F. “Kruno Krstiq” në Arbnesh të Zarës, nën drejtimin e Vesel Lekaj, po mundësohety shqipja.
Ky i fundit, siç shkruan KultPlus, ka arritur të zgjerojë këtë program mësimi për nxënësit shqiptarë të Zarës edhe në nivel të shkollave të mesme, duke kërkuar miratimin edhe nga Ministria e Arsimit të Republikës së Kroacisë, krahas pëlqimit të gjimnazit “Vladimir Nazor” në Zarë.
Kërkesa që i është drejtuar Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kroacisë, për mësimin plotësues “Modeli C”, më në fund është miratuar pozitivisht dhe mundësohet mësimi plotësues edhe për nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme në Zarë.
Në shkresën-përgjigjen që ka arritur në adresë të Shkollës “Vlladimir Nazor” dhe të Vesel Lekaj, nënshkruar nga zv/ministri i arsimit të Republikës së Kroacisë shkruan:
“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Sportit, ka marrë mendim profesional nga Agjencioni për Arsim dhe Edukim me numër protokolli: “KLASA: 602-01/15-01/0132; UBROJ:561-06/20-15-03, datë 10 qershor 2016”, për kurikulën për lëndën gjuha dhe kultura shqipe, sipas “Modelit C” për shkollat e mesme në Republikën e Kroacisë.
Agjencia për Arsim dhe Edukim ka dhënë mendim pozitiv për kurikulën e lëndës gjuha dhe kultura shqipe sipas “Modelit C” për shkollat e mesme, që nënkupton që sipas kurikulës së përmendur, nga viti shkollor 2016/2017, mësimi i gjuhës shqipe dhe kulturës (Modeli C) mundë të mbahet- zhvillohet për nxënësit e interesuar pranë shkollës tuaj “Vlladimir Nazor”, referon Koha. (b.an)