• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

21 korriku dhe ekuacioni i 5-6 kalanderëve të Sali Berishës

by Spartak Ngjela
01/07/2016 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

21 ditë ku gjithsecili duhet të mendojë të ardhmen.
Kaq kanë mbetur deri në 21 korrik. A do ta gjejnë fuqinë pesë ose gjashtë kalanderët e Saliut që të detyrojnë 30 deputetët e PD-së që të votojnë kundër historisë europiane të Shqipërisë?
Enver Hoxha, në verën e vitit 1961, ia doli që me shtatë kalanderët e Byrosë Politike dhe Sigurimin e Shtetit, ta shpëtonte veten nga ndëshkimi për krimet, duke e izoluar Shqipërinë deri në marrëzi.
Por ekuacioni i sotëm, me pesë ose gjashte kalanderët e Sali Berishës, është i kundërt. Sepse, në këtë rast, nuk do të jenë votuesit që do të izolojnë Shqipërinë dhe shqiptarët nga Perëndimi, por do të jenë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian që do të izolojnë deputetët që do të votojnë kundër Reformes. Dhe kjo nuk eshte e lehtë, sepse, edhe votuesit kundër që s’janë kalanderë, do të izolohen nga Perëndimi.
Kjo është arsyeja që Saliu dhe kalanderët e tij nuk mund ta arrijnë prishjen e votimit për drejtësinë shqiptare.
Është e turpshme sesi një grusht të korruptuarish kanë ende kurajë që të flasin për kapjen e Drejtësisë, kur të gjithë shqiptarët ndërkohë e dinë që drejtësia nuk ekziston sot në Shqipëri. Ajo nuk ka ekzistuar për 100 vjet në këtë shtet. Gjithçka që ka ndodhur është bërë në emër të saj, dhe çdo gjë që ka ardhur është vendosur si fryme kundër saj. Marrëzia e pushtetit politik shqiptar ka pasur gjithmonë një armik dhe një mik: armiku i saj ka qenë drejtësia, dhe miku i saj ka qenë abuzimi, krimi dhe frika që i duhej ndërkallur shqiptarëve.
Koha sot ka ndryshuar, dhe me 21 korrik në aulën e Kuvendit të Shqipërisë do të përballet drejtësia me frikën ndaj saj. Kush do të fitojë?
Arsyeja është edhe më shprehëse: kalanderët do të përplasen me shqiptarët dhe me Perëndimin. A nuk është për ta kjo rruga më me shumë rrezik?
Po të pakorruptuarit e Parlamentit Shqiptar ngase do tremben që duhet të votojnë përjashtimin e Shqipërisë nga procedura e pranimit në BE? Nga asgjë, sepse forca nuk është nga ana e kalanderëve që kanë abuzuar me pushtetin, por nga angazhimi amerikan dhe europiano-perendimor për Reformën shqiptare.
Prandaj, sipas logjikës aktuale historike: frika më e madhe qëndron te mos votimi i Reformes në Drejtësi. Në këtë rast: edhe arsyeja historike, edhe frika janë në favorin e Reformës. Prandaj ajo do të votohet më 21 korrik në Kuvendin e Shqipërisë, edhe pse kalanderët do ta vuajnë këtë votim./a.m.

Next Post

Nga sot, farmacitë të paktën 20 metra larg spitaleve dhe ambulancave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In