Jamie Donoughue është anëtar i kësaj Akademie, i cili ka arritur të nominohet për çmimin Oscar, për realizmin e filmit të shkurtë “Shok”, shkruan KultPlus.
Jamie Donoughue , regjisori I filmit “Shok”, që qoi Kosovën deri te nominimi për çmimin Oscar është pranuar anëtarë i Oscars Akademy, shkruan KultPlus.
Bëhet e ditur se tashti kjo Akademi ka pranuar 683 anëtarë të rinj, në mesin e të cilëve edhe Donoughue. Kjo listë përbëhet nga kineastë të treguar, duke përfshirë prej atyre më prestigjiozëve e deri të ata që kanë arritur të nominohen për filmat e tyre.
Filmi “Shok”, është film që ka shënuar historinë sa i përket arritjes kinematografike të Kosovës. (b.an)