Deputeti demokrat Sherefedin Shehu deklaroi në studion e lajmeve të Ora Neës se FMN ka gabuar duke mbështetur filozofinë e borxheve të sajuara të qeverisë shqiptare.
Sipas Shehut, FMN e ndjen veten fajtore dhe mbron rritjen ekonomike 3.4%, në një kohë kur sipas tij BSH dhe BB japin një tjetër vlerësim.
“FMN del sepse FMN është bashkëfajtore me qeverinë. Pra FMN e hapi thesin për qeverinë dhe qeveria mori borxhe.
Ka rritur 12% të PPB borxhin, kështu që rritja e borxhit është e pajustifikuar sepse të ashtuquajturat detyrime të prapambetura tashmë janë të mbyllura defakto sepse në buxhetin e këtij viti nuk ka asnjë lek të buxhetuar për detyrimet e prapambetura.
FMN po nxit qeverinë që të ndjekë politika që sjellin këtë rritje ekonomike.
Problemet e investimeve ka qenë një ndër problemet kryesore që u përmendën në deklaratën e fundit të FMN-së dhe FMN ka mbështetur atë filozofinë e borxheve të sajuara të kësaj qeverie, ky është gabimi i FMN”, tha ai, referon Koha. (b.an)