Dejan Stankoviçi është larguar nga Interi pas një sezoni si menaxher i klubit.Serbi ishte përgjegjës për lidhjen mes klubit dhe skuadrës.
“Pas një sezoni si menaxher i klubit, Dejan Stankoviç i ka thënë lamtumirë Interit dhe ka nisur një fazë të re në karrierën e tij”, thuhet në njoftimin e klubit.
Stankoviç ishte pjesë e Interit për dhjet vjet si futbollist. Ai ka pasur 326 paraqitje për klubin milanez, referon Express. (b.an)