Një nga simbolet më të rëndësishme të Bosnje-Hercegovinës, Ura e Mostarit, pas sulmit terrorist në aeroportin ”Ataturk” të Stambollit, u ndriçua dje në mbrëmje me ngjyrat e flamurit turk.
Ura, e cila ndodhet në jug të vendit, është veshur me një ndriçim me ngjyra të kuqe dhe të bardha.
Kjo urë simbolizon paqen në qytetin me shumë etni. Në këtë mënyrë përmes saj është dhënë edhe një mesazh solidariteti me Turqinë dhe popullin turk.
Ura është ndërtuar nga nxënësi i arkitekt Sinanit, arkitekt Hajredini, në vitin 1566, referon Koha. (b.an)