Polonia dhe Portugalia janë ekipet e para që hapën fazën e çerekfinaleve të Euro 2016.
Robert Levandovski ka shënuar në minutën e dytë për Poloninë ndërsa Renato Sanches ka barazuar rezultatin gjysmë ore më vonë duke u rikthyer buzëqeshjen portugezëve..
Portugalia vjen pas fitores surprizë ndaj Kroacisë në minutat shtesë ndërsa Polonia mundi Zvicrën në penallti.
Një ndeshje e lodhshme ka qenë ajo e sotmja në Velodrome ndërsa fati i dy skuadrave u vendos me penallti. Ka qenë Kuarezma ai që ka vendosur fatin për portugezët pas humbjes së penalltisë nga Blaszczykowsk.
Nga 10 takime mes këtyre skuadrave, 4 janë fituar nga Portugalia dhe 3 nga Polonia.
Para fillimit të ndeshjes u mbajt edhe 1 minutë zi për viktimat e sulmeve terroriste në Stamboll.