Tri ditë pas sulmit vetëvrasës që ndodhi në Aeroportin “Ataturk” në Stmaboll, vazhdojnë të publikohen pamje nga momenti i sulmit.
Pamje të reja janë publikuar nga gazeta Giornale ku shihen njerëzit duke ikur pasi dëgjojnë të shtëna armësh jashtë.
Po ashtu në video shihet sulmuesi i cili ishte i veshur me rroba të zeza dhe në dorë mbante kallashnikovin, duke hyrë në ndërtesë por në një moment sheh se nuk është asnjë njeri dhe në shenjë nervozizmi hedhë armën në dysheme.
Gjithsej 41 persona mbetën të vrarë dhe 239 të tjerë të plagosur nga tri sulme terroriste në aeroportin Ataturk të Stambollit./a.m.