Një 26-vjeçar tentoi të vjedhë në banesën e vjehrrit të tij, por u kap në flagrancë dhe u arrestua nga policia e Lushnjës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Kallm i Vogël në Lushnjë, ku shtetasi D.Ç., 26 vjeç u arrestua në flagrancë në banesën e 61-vjeçarit P.B.
Pas arrestimit, vjehrri ka bërë denoncim ndaj dhëndrit se me datë 9 qershor 2015, rreth orës 16:00, në banesë, i riu ka ushtruar dunë fizike dhe psikologjike mbi bashkëshorten e tij, D.B., 21 vjeç. E njëjta dëshmi është konfirmuar edhe nga 21-vjeçarja.
Pas kallëzimeve, ndaj të riut rëndojnë dy akuza, ajo e vjedhjes së mbetur në tentative dhe ushtrimi i dhunës fizike në ambientet familjare.