Ja çfarë drogash kanë përdorur disa nga mendjet brilante të historisë.
1- Charles Dickens – Opium
Kur ky autor i njohur ecte nëpër rrugët e Londrës, në to mbizotëronin strofullat e opiumit. Ai i përshkroi ato në punën e tij të fundit të papërfunduar – Misteri i Edwin Drood. Dickens-i sikur shumë autor të njohur të periudhës viktoriane, ishte i varur për shumë kohë në një tretësirë të opiumit të njohur si laudanum, dhe e përdori për shumë vite sidomos në periudhën pak para se të vdiste.
2- Morgan Freeman – Marihuanë
“Asnjëherë mos hiqni dorë nga kanabis”, – tha në një intervistë për The Guardian aktori i njohur Freeman. Ai gjithashtu e quajti atë si bari (kanabisi) i Zotit.
3- Vincent van Gogh – Absinth
Të gjithë e dimë që van Gogh, edhe pse një artist tejet i talentuar, kishte një anë të çmendur. Çfarw nuk është shumë e ditur është droga e tij e preferuar, absinthi dhe droga digitalis, të cilat kanë mundur të ndikojnë në punën dhe sjelljen e tij. Ai i ka përdorur absinthin dhe digitalis për të trajtuar epilepsinë, ankthin dhe depresionin. Fatkeqësisht të dyja substancat ndikojnë që të shihen objektet me ngjyrë të verdhë dhe me pika të verdha – çfarw thotë shumë për pikturat e tij!
4- Steve Jobs – LSD
Para se të ndryshonte rrjedhën e teknologjisë, Steve Jobs ishte vetëm një adoleshent i zakonshëm që rrinte në konviktin e tij duke i dëgjuar Pink Floyd. Sipas një kolegu të tij Daniel Kottke “ata ishin në kërkim të kuptimit më të mirë të vetëdijes duke përdorur një variacion të LSD-së të quajtur Rreze e diellit e portokalltë.”
5- Sherlock Holmes – Kokainë dhe morfinë
Jo, Sherlock Holmes nuk është person real, por ai kishte një mendje briliante dhe shumë njerëz nuk e kanë kuptuar që në libra ai ishte përdorues i rregullt i drogës. Holmes përdorte kokainën dhe morfinën për të ikur, siç thoshte ai, nga “rutina e mërzitshme e ekzistencës” dhe si mënyrë për të stimuluar “trurin e tij tepër aktiv në periudhat kur nuk kishte raste interesante për t’i zgjidhur.”
6- Sigmund Freud – Kokainë
Ishte viti 1884 kur babai i psikoanalizës moderne porositi gramët e parë të kokainës prej farmacisë lokale ku jetonte ai. “Në depresionin tim të fundit mora kokainë përsëri dhe një dozë e vogël më qoi në qiellin e shtatë. Në këtë moment jam duke mbledhur literaturë për këngët lavdëruese që i janë bërë kësaj substance magjike,” i shkroi ai më vonë të fejuarës së tij.
7- Francis Crick – LSD
Francis Crick është fitues i çmimit Nobel dhe babi i gjenetikës moderne. Pas vdekjes së tij në vitin 2004 u bë e ditur që ai ishte nën ndikimin e LSD-së kur për herë të parë ra në përfundim të strukturës spirale të dyfishtë të ADN-së, para 50 viteve.
8- Thomas Edison – Eliksir të kokainës
Në vitin 1863, kimisti francez Angelo Mariani shpiku “Verë Mariani”, një verë Bordo (Bordeaux) të bërë me gjethe të kokës, përbërësi aktiv i kokainës. Edisoni ka qenë njëri prej shumë njerëzve të asaj periudhe që rregullisht kishte konsumuar këtë eliksir të pasuruar me kokainë.
9- Carl Sagan – Marihuanë
Sagan-i mund të jetë i vetmi në univers që mund të përshkruhet si astronom, astrofizikan, kozmolog dhe konsumues i rregullt i marihuanës. “Eksperienca e kanabisit më ka përmirësuar shumë vlerësimin për art, një subjekt që kurrë më parë nuk e kam vlerësuar shumë,” shkroi ai. “Kuptimi i qëllimit të artistit, të cilin e arrijë kur jam nën ndikim të marihuanës, mbartet edhe kur më lëshon efekti i saj. Kjo është një nga shumë kufijtë e njerëzimit që kanabisi më ka ndihmuar ta tejkalojë.”
10- Oliver Stone
Regjisori legjendar i filmave ka “tymosur marihuanë në të gjithë botën, nga Vietnami dhe Tailanda deri në Xhamaika dhe në Sudanin Jugor. Por ai tha se marihuana më e mirë bëhet në ShBA dhe mund të jetë industri e madhe në rritje për taksapaguesit, nëse do të legalizohej,” raporton Huffington Post./Dritare/a.m.